Erdogan vaksinohet për herë të tretë kundër coronavirusit

Erdogan vaksinohet për herë të tretë kundër coronavirusit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është kritikuar pasi u zbulua se ka marrë tre doza vaksine të COVID-19, trasmeton Insajderi.

Erdogan, 67 vjeç, mori dozën e parë të vaksinës kineze, Sinovac në janar dhe një të dytë në shkurt.

Këtë javë ai pranoi se kishte pasur një dozë të tretë në muajin mars, por nuk tregoi nëse vaksina ishte Sinovac ose Pfizer-BioNtech, shkruan ‘Reuters’.

“Në kohën kur ai po merrte vaksinën e tretë, turqit e zakonshëm po prisnin 12 javë – dhe jo katër të rekomanduara – për të marrë vaksinën e tyre të dytë për shkak të mungesës së vaksinave në vend”, shkruan kjo media.

Engin Ozkoc, kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Republikane tha se “Nuk ka asnjë dozë për qytetarët, por tre për Erdogan.”

Deri me tani, gati 50 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Turqi./Insajderi.com