Mauricio Pochetino do të jetë trajner i PSG-së deri në qershor të vitit 2022. Në prezantimin e tij si strategu i ri i kampionëve të Francës, 48 vjeçari pranoi se kthehet te një klub me të cilin ka kujtime të bukura si futbollist, njofton Insajderi.
Ai çmoi faktin që PSG-ja ka disa prej lojtarëve më të mirë në botë, ndërsa theksoi se do të punojë për të fituar.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i nderuar që jam emëruar trajner i PSG-së. I falenderoj menaxherët që më besuan mua. Siç e dini, ky klub ka një vend të veçantë në zemrën time. Kam kujtime të mrekullueshme, sidomos atmosfera unike e stadiumit. Rikthehm te ky klub me shumë ambicie dhe përulje, por gjithashtu me dëshirën për të punuar me disa prej lojtarëve më të talentuar të botës. Kjo skuadër ka një potencial fantastik dhe do të bëj gjithçka së bashku me stafin tim për të realizuar objektivat në çdo kompeticion. Do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë PSG-së identitetin e lojës sulmues, që tifozët e kanë dashur gjithmonë”, u shpreh Pochetino për herë të parë si trajner i PSG-së. /Insajderi.com