
Ndonëse një vit më parë ylli brazilian, Neymar Jr, do të shprehej haptazi se ishte i interesuar për tu rikthyer në Barcelonë, duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar, njofton Insajderi.
Drejtuesit e PSG-së, duke u bazuar në dëshirën e trajnerit të ri e kanë hequr brazilianin nga lista e transferimeve.
Sfida e kryesisë është të rinovojë me lojtarët kryesorë të ekipit, Neymar dhe Mbappe. Burime pranë klubit kanë deklaruar se trajneri i ri, Pochettino ka si prioritet parësor zgjatjen e kontratës së brazilianit, nisur dhe nga fakti që Mbappe ka shprehur dëshirën për tu larguar nga klubi parizien. /Insajderi.com