Paul Pogba është zotuar se Franca do të kthehet më e fortë pas daljes së tyre të hershme nga Euro 2020, duke thënë se ndonjëherë futbolli mund të jetë mizor por edhe i bukur, shkruan Insajderi.
Ai tha se do ta mbajnë kohën lartë dhe do të kthehen edhe më të fortë.
“Loja na solli trishtim neve, por lumturi për kundërshtarët tanë. Kjo është bukuria e futbollit. Sigurisht, të gjithë dëshironim që të kishim një rezultat pozitiv.
Faleminderit shumë për të gjithë fansat tanë në të gjithë globin. Ju na dhatë shpresë dhe gëzim gjatë të gjitha lojërave tona. Ne do të mbajmë kokën lart dhe do të kthehemi më të forte”, ka thënë Pogba.
Franca pas dy muajsh do të rinisë fushatën e tyre kualifikuese të Kupës Botërore./Insajderi.com