
Paul Pogba ka dhënë shenja se ai e ka në plan të qëndrojë edhe shumë vjet të tjera në Manchester United, shkruan Goal, njofton Insajderi.
Besohej se francezi ishte i pakënaqur tek Djajt e Kuq dhe se do të largohej nga Old Traford, por tani njoftohet se kontrata e re veç sa nuk është nënshkruar.
Gjithashtu, ka qenë vetë Pogba ai që ka shkruar në Twitter se e pret e ardhme tek United.
“Vazhdojmë për në Ligën e Kampionëve zemër”, ka shkruar Pogba, duke postuar një foto të tij me fanellën e Machester-it./Insajderi.com