Në telashe fillimisht, me fytyrën e mbuluar me gjak, Dustin Poirier ia arriti të fitojë me vendim unanim (48-47, 48-47, 48-46), në meçin kundër Dan Hooker, të shtunën në ndeshjen kryesore të natës në UFC në Las Vegas, njofton Insajderi.
Në një nga meçet më të mira të vitit 2020, lufta ishte e përgjakshme dhe rraskapitëse dhe nuk dihej se kush kishte epërsinë – derisa Poirier tregoi se ai është një nga më të mirët në botë në divizionin e peshave të lehta.
“Kjo është luftë”, tha Poirier. “Një luftë nuk është e tillë, derisa nuk ka një pengesë për ta kaluar. Këtë bëmë ne sonte”, pohoi ai.
Ndeshja është zhvilluar pa tifozë, për shkak të pandemisë.
Poirier është numër 4 i rankuar nga ESPN si më i i mirë i botës, ndërsa Hooker si i 5-ti më i mirë në botë.
Poirier me këtë fitore bëhet i dyti për nga numri i fitoreve që nga viti 2011 në UFC, me 18 gjithsejtë, dhe është po ashtu i dyti për nga fitoret të të gjitha kohërave ne këtë divizion me 10 gjithsejtë që nga viti 2015./Insajderi.com