Policët futen me këpucë në xhami, përballen me besimtarët (Video)

Policët futen me këpucë në xhami, përballen me besimtarët (Video)

Besimtarët myslimanë iu kanë kundërvënë me zemërim oficerëve të policisë, të cilët janë futur në xhami pa i zbathur këpucët së pari.

Policia ka thënë se është thirrur në xhaminë “Townfiled” në High Wycombe, Buckinghamshire, pas disa informacioneve për një zënkë, transmeton Express. Por, oficerët e kanë gjetur veten të ngatërruar me besimtarët pasi nuk i kanë zbathur këpucët para se të futeshin brenda në xhami, transmeton Express.

Pamje të publikuar nga kjo xhami i shfaqin oficerët dhe oficeret e policisë duke u futur në xhami me këpucë, në kundërshtim me zakonin islamik për zbathjen e tyre.

Një prej besimtarëve dëgjohet duke bërtitur “nxirrni jashtë”.

https://www.youtube.com/watch?v=-6vln-usZj0