Policët konfiskojnë 160 kg kanabis, raportojnë vetëm 1 kg dhe shesin pjesën tjetër

Katër oficerë policie në Indi janë pezulluar pasi dyshohet se kanë shitur 159 kg kanabis që ishin konfiskuar nga një tregtar lokal i drogës.

Policët konfiskojnë 160 kg kanabis, raportojnë vetëm 1 kg dhe shesin pjesën tjetër

Oficerët nga stacioni i policisë Jahangirpuri në Delhi u përfshinë në një bastisje në 11 shtator të këtij viti, gjatë së cilës me sa duket u konfiskua një total prej 160 kg marijuanë dhe një burrë, i identifikuar nga emri i tij Anil, u arrestua, shkruan Unilad, transmeton Insajderi.

Duke punuar së bashku me personelin tjetër, të katër oficerët, konfiskuan kanabisin nga një dhomë në bllokun B Jahangirpuri, ku Anil dyshohet se e kishte ruajtur atë pasi e kishte siguruar nga Odisha.\

Oficerët gjithashtu nuk arritën të raportojnë sasinë totale të marijuanës që ishte konfiskuar, duke dokumentuar vetëm 1 kg nga 160 kg të gjetura. Burrat thuhet se kanë shitur 159 kg marijuanë të mbetur dhe kanë ndarë paratë mes vete.

Nënkomisari i policisë, Vijayanta Arya, mori vesh për atë që mund të kishte ndodhur pas bastisjes së 11 shtatorit dhe urdhëroi një hetim mbi çështjen. Të gjithë policët e përfshirë në bastisje u morën në pyetje dhe hetuesit gjetën Anil, i cili me sa duket zbuloi gjithçka. /Insajderi.com