Një polic i Michiganit ka vrarw një grua 19-vjeçare në një paradë të Juneteenth dhe pastaj fillon të qajë, shkruan Insajderi.
Autoritetet thanë se gruaja, Briana Sykes shkoi me veturë drejt policit, i cili ishte në detyrë gjatë paradës dhe qëlloi atë.
Oficeri pa emër shihet në pamjet teksa i bërtet Sykesit të hedhë armën para se të qëllojë drejt veturës. Policia u përpoq të ringjallte Sykes në vendngjarje, por pa rezultat gjersa polici ra për tokle filloi të qajë
Sykes u dërgua në një spital lokal dhe më pas u shpall e vdekur, thanë autoritetet.
Policia e Shtetit të Michiganit po heton të shtënat, por tha se dëshmitarët dhe policët e tjerë në vendngjarje konfirmuan se Sykes qëlloi e para dhe refuzoi të dorëzohet.
Motra e gruas së vdekur tha se ajo nuk e fajëson oficerin – dhe në fakt, ndihet keq për të.
“Ndihem e tmerrshme për oficerin që e bëri atë dhe nuk jam i mërzitur me të ose me dikë tjetër”, tha Nala McCracklin.
Kjo e fundit deklaroi se i dashuri i motrës së saj u vra në një të shtënë me armë vetëm tre ditë më pare./Insajderi.com
Bystander video shows a police shooting incident this afternoon in #Flint, MI. A news release (read in this thread) from MI State Police says that “the officer was not injured” but if you watch the video below, he is on his knees after the shooting. 1/2 https://t.co/vHepgbLq7f
— 𝐓𝐡𝐞 𝐂𝐢𝐭𝐢𝐳𝐞𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐨𝐫𝐭𝐞𝐫 (@TCReporter) June 20, 2021