Polici dhe 3 militantë të vdekur pas atakut terrorist  në Tunisi

Polici dhe 3 militantë të vdekur pas atakut terrorist  në Tunisi

Zyrtarët e sigurisë në Tunisi kanë thënë që një polic është vrarë dhe një tjetër ka pësuar një sulm me thikë në resortin bregdetar në Sousse.

Në vitin 2015, Sousse ishte skena e një prej sulmeve  më të këqija të Tunisisë, kur 38 njerëz, shumica prej tyre turistë britanez, u vranë nga një burrë i armatosur, shkruan BBC, raporton Insajderi .

Incidenti ka ndodhur dy ditë pasi është formuar qeveria e re.

“Një patrullë me dy nga oficierët e National Guard ishte sulmuar nga një person i armatosur në qendër të Sousse,” tha zëdhënësi i National Guard Houcem Edidine Jababli.

“Njëri ka vdekur si martir dhe tjetri është plagosur dhe hospitalizuar”, tha ai.”Ky ka qenë një atak terrorist.”

Burri me thikë vodhi armë dhe një makinë policie gjatë një sulmi, tha Jababli. Forcat e sigurisë e morën situatën në kontroll dhe u nisën drejt tyre pasi ata u larguan nga zona e turistëve.

“Në një luftë zjarri, tre terroristë u vranë”, tha ai duke treguar që dy armë dhe makinën ata arritën t’i marrin.

Është e pakjartë nëse terroristët ishin të lidhur me ndonjë grup ektremist por në Tunisi ka pasur shumë sulme të xhihadistëve të kthyer nga Syria, Libya dhe Irak, thotë Rana Jaëad, për BBC nga Tunis./Insajderi.com