
Përfaqësuesja e Kosovës sonte është nikoqire e Kombëtares së Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan Insporti.com.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, prej orës 20:45.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë përmes një njoftimi për opinionin bën të ditur se sot, për shkak të lojës Kosova-Mali i Zi, në Prishtinë nga ora 10:00 deri 23:00 do të bllokohen për qarkullim disa rrugë, të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, më shumë në Insporti.com.