Policia britanike tregon arsyen e evakuimit nga stacioni i trenit në Londër

Policia britanike tregon arsyen e evakuimit nga stacioni i trenit në Londër

Policia britanike ka thënë se e evakuoi sot në mëngjes stacionin nëntokësor të trenit “Holborn” në qendër të Londrës, për shkak të një treni të prishur, pas raportimeve për tym në platformë mëngjesin e sotëm.

Policia dhe zjarrfikësit thanë më herët se po iu përgjigjeshin raportimeve për zjarr dhe tym në një vagon treni.

“Jemi duke punuar për ta rihapur stacionin nëntokësor “Holborn” pasi një tren i prishur e shkaktoi evakuimin”, ka thënë policia britanike e transportit./Express/