Policia e Belgjikës arreston 10 persona të dyshuar për terrorizëm

Policia e Belgjikës arreston 10 persona të dyshuar për terrorizëm

Bastisjet e policisë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel kanë rezultuar me arrestimin e 10 personave, të dyshuar që kanë operuar si unazë rekrutuese e ISIS-it, raporton euronews

“Hetimi ynë tregonte disa persona janë larguar drejt Sirisë për tu bashkuar me ISIS-in”, kanë thënë prokurorët federal të Belgjikës, raporton Insajderi

Ata kanë shtuar se kanë konfiskuar pajisje kompjuterike dhe telefona celularë gjatë bastisjes në Bruksel.

Brukseli, është kryeqyteti që ka nivelin më të lartë të përfshirjes në grupet militante në statistikat mes kryeqyteteve./Insajderi.com