Një 13-vjeçar është qëlluar më armë zjarri nga policia e Çikagos, në pjesën perëndimore të qytetit pasi që autoritetet e policisë e cilësuan si përleshje të armatosur.
Djaloshi i quajtur Adam Toledo vdiq nga plaga e shkaktuar nga arma e zjarrit në gjoks, ka njoftuar të enjten zyra rajonale e hulumtuesit mjekësor.
“Ai ishte plot jetë”, ka thënë nëna e djalit të vrarë, Elizabeth Toledo, e cila ishte e rrethuar nga familjarët. “Ata thjeshtë e morën atë nga unë”.
“Unë dua të di se çfarë ndodhi, dua vetëm drejtësi për djalin tim, kjo është e tëra”, është shprehur nëna e 13-vjeçarit.
Kryetarja e Çikagos, Lori Lightfoot, ka shkruar në llogarinë e saj në Twitter se është shumë e rëndësishme që video e gjuajtjes me armë t’i tregohet fillimisht familjes së djalit, dhe më pas publikut në kohë sa më të shpejtë të mundshme./Insajderi.com