Policia e Kosovës pranon 10 vetura Dacia Duster donacion nga Policia e Gjermanisë

Policia e Kosovës pranon 10 vetura Dacia Duster donacion nga Policia e Gjermanisë

Policia e Kosovës po feston 20-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast, Policia Federale e Gjermanisë ka bërë një donacion të rëndësishëm prej 10 veturave.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili ka thënë se ka rastisur që sot në 20-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, të vijë edhe donacioni prej 20 automjeteve nga Policia e Gjermanisë.

Ky donacion sipas Qalajt dëshmon bashkëpunimin e fuqishëm të Policisë së Kosovës me atë të Gjermanisë në luftimin e krimit të organizuar.

Të mrekullueshme këtë dhuratë e ka cilësuar ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, i cili rikonfirmoi bashkëpunimin me dhurimin e këtyre 10 veturave për Policinë Kufitare të Kosovës.

Policia franceze me Dacia Duster – kështu do të duket edhe Policia Kufitare e Kosovës

10 automjetet që erdhën si dhuratë janë të modelit Duster nga prodhuesi Dacia.

Kjo veturë ndryshe njihet si “vetura që flet shqip” dhe dallohet për multi-funksionalitetin teknologjik ashtu sikurse për qasjen e mirë në terene të ndryshme pavarësisht vështirësisë.

Dacia Duster mund ta gjeni edhe te distributor i autorizuar, Auto Mita, ku mund të shfrytëzoni një nga ofertat atraktive për t’u bërë kështu me veturën e re që flet shqip.