Policia e Manchesterit arreston tifozin që bëri gjeste raciste në ndeshjen City – United

Policia e Manchesterit arreston tifozin që bëri gjeste raciste në ndeshjen City – United

Një veprim vërtetë i shëmtuar ka ndodhur në derbin e Manchesterit ndërmjet Cityt dhe United, teksa tifozi 41-vjeçar Anthony Burke bëri gjeste raciste në drejtim të futbollistit brazilian Fred.

I menjëhershëm ishte reagimi i klubit të Manchester Cityt, që ka inkurajuar Policinë e këtij qyteti për ta ndjekur tifozin duke i ofruar të gjitha kamerat e sigurisë në dispozicon.

Dhe, pas 15 orëve, Policia e Manchesterit ka njoftuar se ka arrestuar Anthony Burke, 41-vjeçarin nga qyteti i Manchesterit.

Ndeshjen në fjalë e fitoi Manchester Unitedi me rezultat 2:1, por që racizmi i tifozit mori vëmendje po aq sa rezultati.