Policia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka vrarë gjatë arrestimit një të dyshuar për vrasjen e një aktivisti të krahut të djathtë gjatë tensionit që mbretërojë vikendin e kaluar në shtetin e Oregonit, shkruan BBC, njofton Insajderi.
Michael Reinoehl, 48n vjeçar, ishte duke u hetuar për vrasjen e një mbështetësi të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë protestave anti-raciste në Portland.
Reinoehl kishte deklaruar se ai ka vepruar në vetëmbrojtje kur kishte qëlluar Aaron Danielson, anëtar i Grupit Patriotët.
Nuk u bë menjëherë e qartë se përse policia e qëlluan Reinoehl.
Disa policë citohen të kenë thënë se “ai nxori një armë”.
“Derisa ata tentuan t’i afrohen kishte të shtëna me armë zjarri”, ka thënë për media, lejtnanti i policisë, Ray Brady.
Reinoehl, që vazhdimisht ka marrë pjesë në protesta, kishte folur për Vice News. Ai kishte deklaruar se kishte qëlluar në drejtim të Danielson, pasi ai donte ta godiste me thikë.
“Nuk pata zgjidhje, thjesht nuk pata zgjidhje. Mund të qëndroja e të shikoja se si ata do të godisnin me thikë, por s’e pata ndërmend ta lë një gjë të tillë të ndodhë”, pohoi ai.
E gjithë ngjarja kishte ndodhur në qendër të qytetit, kur protestuesit e asaj që tashmë njihet si “Black Lives Matter” u takuan me simpatizantë të Donald Trump-it që kishin organizuar një kundër-protestë./Insajderi.com