Policia duke u përpjekur të mbyllë një festë që binte ndesh shtetrrethimin, natën e Vitit të Ri që tërhoqi të paktën 2,500 njerëz në Francën perëndimore u sulmua nga festuesit që dogjën një automjet policie dhe plagosën oficerët me breshëri shishesh dhe gurësh, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.
Qindra automjete filluan të bashkohen në një hangar në Lieuron, Brittany, të enjten në mbrëmje për të festuar në vitin e ri, tha qeveria rajonale të premten.
Thuhet se policia u sulmua kur u përpoq të ndalonte instalimin e paisjeve të festës.
Të premten në mëngjes, 2,500 njerëz nga Franca dhe jashtë ishin ende në festë, të rrethuar nga një prani e forcuar e policisë, tha qeveria rajonale.
Prokurorët po shqyrtonin një varg akuzash të mundshme penale. Ndeja u zhvillua gjithsesi nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 6 të mëngjesit të Francës, kjo kur ora policore hynte në fuqi në mbarë vendin që synonte të shkurajonte tubimet publike gjatë pandemisë. /Insajderi.com