Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, ishte përfshirë në një incident javën e kaluar në Greqi, pas të cilit, ai ishte arrestuar dhe mbajtur dy ditë në paraburgim.
Pas rikthimit të tij në Angli, ai ka folur mbi incidentin, duke akuzuar policinë greke, për sulm fizik dhe kërcënim.
Policia e Greqisë, sot ka lëshuar një deklaratë ku e demanton mbrojtësin anglez dhe duke kërkuar nga ai që të kërkojë falje për sjelljet e tij.
“Ne ishim 8 policë dhe uniformat tona janë lehtësisht të dallueshme. Maguire ishte i dehur atë natë dhe ne e trajtuam si çdo anglez tjetër i dehur në ishull. Gjatë gjithë kohës ai na kujtonte se ishte Harry Maguire. Sa herë që ai hap gojën, gënjen. Ai ishte thjesht një djalë i dehur, i përfshirë në një sherr dhe ne e toleruam shumë madje”, thuhet në deklaratën e policëve të përfshirë në këtë skandal, transmeton Insajderi.
Ky skandal i qendër mbrojtësit të United, ka ndikuar që ai të mos ftohet në grumbullimin e kombëtares angleze./Insajderi.com.