
Marcello Cianci ka dhënë dorëheqjen nga posti si presidentit i klubit italian të Novarës, njofton Insajderi.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, policia ka gjetur një zarf me 200 mijë euro në makinën e tij, të fshehur brenda një kutie ushqimi.
Nervozizmi i tepruar i Ciancit, solli dyshime te policia që pas kontrollit të hollësishëm gjeti shumën e parave. Nuk ka mundur të shpjegojë origjinën e parave, të cilat janë konfiskuar nga policia dhe rasti ende po hetohet.
Pas këtij rasti, italiani ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të klubit të Serisë C, aty ku ndodhej nga viti 2019. Pritet që në ditët në vijim të mblidhet bordi drejtues i Novarës ku do të vendoset për presidentin e ri. /Insajderi.com