Policia ishte duke gjurmuar një djalë 2 vjeçar, kur gjeti një shtëpi ku mbaheshin 23 fëmijë të rrëmbyer.
3 gra janë arrestuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe për përdorim të fëmijëve të skllavëruar për të shitur në rrugë, raporton Mirror, shkruan Insajderi.
Moshat e fëmijëve silleshin prej 3 muajsh deri në 15 vjeç.
Shtëpia ndodhej në San Cristóbal de Las Casas në Meksikë.
Fëmijët u shtynë të punonin përmes dhunës psikologjike dhe fizike.
Misioni i shpëtimit filloi kur policia u vu në kërkim të ylan Esaú Gómez Pérez, i cili u zhduk kur ishte në tregun publik me të ëmen.
Autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse Dylan ishte mes fëmijëve të zhdukur./Insajderi.com