Policia ndalon dasmën e 14-vjeçares

Policia ndalon dasmën e 14-vjeçares

Dasma e një vajze 14-vjeçare me një 20-vjeçar u ndalua pak para ceremonisë nga policia e qytetit të Izraelit.

Zyrtarët policorë arrestuan babanë e nuses, i cili kishte organizuar vetë martesën, po ashtu policia ndaloi edh dhëndrin, shkruan The Independent, teksa çifti u lirua më vonë në arrest shtëpiak.

Mosha minimale për tu martuar në Izrael është 18-vjeç.

Sipas një raporti të vitit 2016 nga parlamenti i izraelit dhe komiteti i ligjit dhe drejtësisë ka gjetur se rreth 716 martesa të tilla janë bërë gjatë viteve 2014/15. Nga këto 517 prej tyre janë kryer nën ligjin e Sheriatit, ndërsa 37 prej këtyre rasteve ishin hetuar.

Organizata ndërkombëtare joqeveritare “Girls Not Brides” e cila ka për synim për t’i dhënë fund martesave të fëmijëve në mbarë botën, thotë se vajzat martohen në moshë të re, sepse ndjehen të pafuqishme dhe janë të privuara nga të drejtat e tyre themelore për shëndetin, arsimin dhe sigurinë.

“Asnjëra fizikisht e as emocionalisht nuk janë të gatshme për t’u bërë bashkëshorte dhe nëna, ato kanë rrezik më të madh për të përjetuar komplikime serioze në shtatëzani, lindje, të preken me HIV/AIDS si dhe të vuajnë dhunën në familje, ku ka shumë gjasa që ato jetojnë në varfëri. /Insajderi.com