Policia në Hong Kong ka liruar qasjen në kampusin e universitetit pas 12 ditë bllokade, pretendohet në llogarinë e policisë së Hong Kongut në Facebook.
Kordoni rreth universitetit është larguar dhe hetuesit e kanë braktisur Universitetin Politeknik në Hong Kong, pretendohet në kumtesë.
Universiteti Politeknik është bastion i protestave pesëmuajshe.
Policia e kishte vendosur kordonin për t’i arrestuar protestuesit kundër qeverisë të mbyllur në kampus.
Protestat në Hong Kong, shpesh të dhunshme, po zgjasin qysh prej fillimit të qershorit.
Ato kanë shpërthyer për shkak të ligjit i cili parashihte ekstradimin e të dyshuarve në Pekin, por së shpejti u shndërruarën në luftë për të drejtat demokratike dhe ruajtjen e lirive qytetare./Insajderi.com.