Policia qëllon në “Xhaketa të Verdha”, një person në komë

Një zjarrfikës francez gjendet në komë pasi gjatë demonstratave në Francë policia e ka qëlluar në kokë.

Policia qëllon në “Xhaketa të Verdha”, një person në komë

Olivier Beziade, baba i tre fëmijëve, është plagosur derisa merrte pjesë në demonstratat e “Xhaketave të Verdha” në Bordo, transmetojnë mediet.

Ai është xhiruar se si është i përkulur në tokë, derisa po i rrjedhë gjak nga koka, mjekët së shpejti erdhën për t’i ndihmuar.

Familja e tij ka thënë se ai është në komë dhe se ka dëmtime serioze të trurit.

“Jam e tërbuar. Kjo është e papranueshme. Nuk do të lë që kjo të kalojë aq lehtë. Fotografitë flasin vet”, ka thënë bashkëshortja e tij Cindy.

Ajo ka treguar se si ata dy ishin së bashku në protestë.

“Demonstratat ishin të qeta deri kah ora katër e gjysmë. Isha me bashkëshortin në rrugën Sent Cathrine. Atëherë filloi paniku. Për ta shmangur lotsjellësin u kthyem për të shkuar në shtëpi. Unë u ktheva në të djathtë e ai në të majtë”, ka thënë ajo.

Në atë moment u paraqitë një policë dhe qëlloi me plumb gome në kokë Oliver Beziaden. Policia ka instruksione që në raste, kur është e detyruar, të qëllon në trup e jo në kokë.

Pas kësaj një polic gjuajti edhe një shok bombë kah zjarrfikësi.

“Kanë qëlluar në ne si në lepuj”, ka deklaruar Cindy Beziade.

Shefi i policisë lokale ka urdhëruar hetimet e plota për këtë incident, dhe pretendon se si një grup i “Xhaketave të Verdha” ka tentuar ta thyej shitoren e afërt të “Apple” në kohën kur zjarrfikësi ishte qëlluar.

Ky nuk është incidenti i vetëm në të cilin është përzier policia gjatë demonstratave. Në qytetin Tulon, në bregun mesdhetar, një policë është nën hetime se ka rrahur pandërprerë demonstruesit.

Demonstratat e reja kundër qeverisë janë caktuar edhe për këtë fundjavë./Insajderi.com.