Policia turke shpërndan protestuesit në marshin e komunitetit LGBT

Policia turke shpërndan protestuesit në marshin e komunitetit LGBT

Policia turke ka parandaluar mbledhjen e një numri të madh protestuesish në marshin e komunitetit LGBT në Turqi.

Një grup i vogël ka vazhduar marshin, pavarësisht njoftimit që ka bërë qeveria për ndalimin e këtyre organizimeve.

Qeveria ka bërë të ditur se parada e këtij komuniteti është ndaluar për të tretin vit për shkaqe të sigurisë dhe rendit publik.

Të paktën 100 protestues u mblodhën afër lagjes Cihangir, duke mbajtur mbishkrimet: Thuajeni hapur , gejët ekzistojnë”!”.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, derisa aktivistët kanë thënë se janë përdorur edhe plumba gome , transmeton AP. /REL