Ritchie Torres, ka përsëritur kërkesen e tij – të cilën e tha me 17 shkurt, që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.
Përmes një postimi në Twitter, ai ka shkruar se “në sfondin e pushtimit të Rusisë në Ukrainë, Kosova po kërkon sërish të jetë anëtare e NATO-s. Disa javë më parë, në sallën e Dhomës, unë avokova për pranimin e Kosovës në NATO. Bërja e duhur nga aleatët tanë nuk ka qenë kurrë më urgjente”.
Kush është John Torres?
Ritchie John Torres është një politikan amerikan nga Nju Jorku.
Një anëtar i Partisë Demokratike, Torres është përfaqësuesi i SHBA për distriktin e 15-të të kongresit të Nju Jorkut. Distrikti mbulon pjesën më të madhe të Bronksit Jugor.
Ai është personi i parë i komunitetit LGBTQ – afro-latin i zgjedhur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. /Insajderi.com