Politikani harron të heqë filtrin e maces gjatë gjatë konferencës live

Politikani harron të heqë filtrin e maces gjatë gjatë konferencës live

Një politikan në Pakistan është turpëruar pasi konferenca e tij për mediat është transmetuar live në Facebook, por me filtrin e maces. Video ku politikani Shaukat Yousafzai shfaqet duke folur me mediat teksa në fytyrë ka veshët rozë e mustaqet e maces, po bën xhiron në rrjetet sociale.

Stafi i tij aktivizoi gabimisht filtrin e maces teksa po xhironin politikanin gjatë fjalimit të tij.

Videoja më pas u fshi vetëm pak minuta pas konferencës dhe Yousafzai deklaroi se ishte një gabim.

“Filtri i maces ishte aktivizuar gabimisht. Le të mos e marrim gjithçka kaq seriozisht. Nuk do ndodhë më herën tjetër”, u shpreh politikani.