fbpx

Politikani refuzoi të intervistohej nga gazetarja: I kam premtuar gruas që nuk do të qëndrojë afër asnjë gruaje tjetër

Politikani refuzoi të intervistohej nga gazetarja: I kam premtuar gruas që nuk do të qëndrojë afër asnjë gruaje tjetër

Kandidati republican për guvernator të Missisipit ka refuzuar të zhvillojë një intervistë me një gazetare nëse aty nuk është i pranishëm edhe një koleg i saj, shkruan BBC.

Gazetarja Lerison Campbell (40) thotë donte ta intervistonte kandidatin Robert Foster në kuadër të fushatës së tij, por ai refuzoi për faktin se ishte grua.

Megjithatë, Foster thotë se ai e bëri këtë si një masë parandaluese, sepse ai nuk donte që dikush ta vinte në pikëpyetje martesën e tij ose të lejonte një gazetare që ta akuzonte më vonë se nuk e kishte respektuar apo ngacmuar.

Gjatë një interviste për CNN, kandidati  36-vjeçar për guvernator foli për fenë dhe theksoi se i ka premtuar gruas së tij se ai kurrë nuk do të qëndronte vetëm me dikë të gjinisë së kundërt.

Foster gjithashtu kritikoi edhe lëvizjen #MeToo, duke thënë se meshkujt po sulmojnë nga të gjitha anët.

“Unë nuk do ia lejoj vetes të vijë deri te një situatë, pas së cilës një grua mund të më akuzojë për diçka, pa qenë i pranishëm një person tjetër”, shton ai.