Ndeshja përball Polonisë dhe Sllovakisë do të jetë ndeshja hapëse për grupin E në kuadër të EURO 2020, shkruan Insajderi.
Të dy trajnerët kanë bërë zyrtare formacionet e tyre për këtë ndeshje.
Trajneri i Polonisë, Paulo Sousa, ka vendosur të filloj ndeshjen me formacionin 4-3-3:
Wojciech Szczesny, Maciej Rybus, Jan Bednarek, Kamil Glik, Bartosz Bereszynski, Mateusz Klich, Grzegorz Krychowiak, Karol Linetty, Piotr Zielinski, Kamil Jozwiak dhe Robert Lewandowski.
Ndërsa trajneri i Sllovakisë, Stefan Tarkovic, do të startoj ndeshjen me formacionin 4-4-2:
Martin Dubravka, Peter Pekarik, Lubomir Satka, Milan Skriniar, Tomas Hubocan, Lukas Haraslin, Juraj Kucka, Jakub Hromada, Robert Mak, Marek Hamsik, Ondrej Duda.
Ndeshja do të zhvillohet në “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut me fillim nga ora 18:00/insajderi.com