Polonia gjobit Gazprom-in me 7.6 miliardë dollarë

Polonia gjobit Gazprom-in me 7.6 miliardë dollarë

Autoriteti polak i anti-monopolit, Zyra e Konkurrencës dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (UOKiK) njoftoi sot gjobën prej mbi 29 miliardë zlota polake (7.6 miliardë dollarë) të vendosur ndaj Gazprom-it për mungesën e miratimit të një transaksioni për tubacionin “Rrjedha e Veriut 2”, transmeton Insajderi.

Autoriteti gjithashtu gjobiti 5 kompani të tjera me mbi 234 milionë zlota (61.4 milionë dollarë) të cilët morën pjesë në ndërtimin e tubacionit të gazit.

Autoriteti vuri në dukje se “akuzat kundër 6 operatorëve ekonomikë u ngritën në këtë rast të veçantë dy vjet më parë” që përfshinte kompanitë si Gazprom, Engie, Uniper, OMV, Shell dhe Wintershall, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kompanitë tërhoqën aplikimin e tyre që në praktikë nënkuptonte se ata kishin hequr dorë nga bashkimi. Ndërkohë, menjëherë pas kësaj, u shfaq informacioni se palët e ardhshme në transaksion kishin nënshkruar një marrëveshje për financimin e tubacionit të gazit”, thuhet në deklaratën e autoriteteve polake.

Gazsjellësi “Rrjedha e Veriut 2”, një investim i përbashkët i gjatë 1.200 kilometra midis Gazprom-it të Rusisë dhe 5 ndërmarrjeve evropiane është vendosur të dyfishojë kapacitetin aktual vjetor prej 55 miliardë metër kub të tubacionit “Rrjedha e Veriut”. /Insajderi.com