Polonia konfirmon lëndimin e Lewandowskit, mungon kundër Anglisë

Polonia konfirmon lëndimin e Lewandowskit, mungon kundër Anglisë

Hendikep i madh për Polonoinë, pasi ylli i kombëtares, Robert Lewandowski, do të mungojë në ndeshje kundër Anglisë.

Ndeshje e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katari 2020”.

Kështu, ka njoftuar Federata e Futbollit të Polonisë, në një kumtesë përmes Twitter-it.

“Robert Lewandowski nuk do të luaj në ndeshjen e të mërkurës kundër Anglisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror”.

Përshkruhet edhe lëndimi i sulmuesit të Bayernit.

“Imazhet e fundit kanë treguar një dëmtim në ligamentin e djathtë. Meqenëse koha është e shkurtër për ndeshjen e ardhshme, përjashtohet mundësia që kapiteni të luaj në këtë ndeshje”. /Insajderi.com