
Nesër në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, zhvillohet takimi i fundit i kualifikimeve për Kupën e Botës Kina 2019, ku Kosova është nikoqire e Polonisë.
Kosova nuk mund të plasohet në fazën e dytë të kualifikimeve, kurse Polonia e ka sigurra pjesëmarrjen në këtë pjesë të garave, ku marrin pjesë 24 kombëtaret më të mira në Evropë, nga të cilat 12 plasohen në botëror.
Kombëtarja e Polonisë, për të cilën dikur ka luajtur Dardan Berisha, tashmë ka arritur në Kosovë dhe ka zhvilluar stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë.
Lexoni paralajmërimin e ndeshjes, në postimin e Insportit.