Pompeo: Kina do paguajë për humbjet e jetëve

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka kritikuar Kinën më parë për trajtimin e saj të koronavirusit, por ditën e sotme ai foli me një gjuhë kërcënuese.

Pompeo: Kina do paguajë për humbjet e jetëve

“Kina shkaktoi humbje jetësh dhe tashmë një sfidë të madhe për ekonominë globale dhe atë amerikane pasi nuk shpërndanë informacionin që ata kishin për Covid-19 ”, tha sekretari i shtetit.

Pompeo për televizionin Fox, deklaroi se Partia Komuniste Kineze do të paguajë një çmim për këtë që bënë, sigurisht nga Shtetet e Bashkuara. Më parë, edhe presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Kinën për fshehje të numrit real të viktimave dhe e ka bërë përgjegjës për shpërthimin e pandemisë.