Pompeo: SHBA të gatshme në çdo kohë për bisedime me Korenë Veriore

Sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo ka deklaruar se SHBA janë të gatshme në çdo moment të vazhdojnë bisedimet me Korenë Veriore, nëse Pheniani dëshiron të bisedojë për denuklearizim.

Pompeo: SHBA të gatshme në çdo kohë për bisedime me Korenë Veriore

Pompeo ka thënë se shpreson që letra të cilët e ka dërguar presidenti Donald Trump kohë më parë liderit koreanoverior Kim Jong Un do të sigurojë një bazë të mirë për rifillimin e negociatave mbi denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë Veriore e ka përshkruar letrën e Trumpit si “të shkëlqyer” dhe ka transmetuar se Kim ka thënë se do ta shqyrtojë “seriozisht” përmbajtjen e letrës. Këtë përmbajtje nuk e kanë zbuluar as zyrtarët amerikanë e as ata koreanoveriorë.

SHBA kërkojnë nga Pheniani që plotësisht të heqë dorë nga armatimi nuklear para heqjes së sanksioneve. Negociatat zyrtare kanë dështuar më herët sivjet./Insajederi.com.