fbpx

Pompeo thekson mosmarrëveshjet e shumta me Bolton

Shefi amerikan i diplomacisë, Mike Pompeo theksoi sot mosmarrëveshjet e shumta me që kishte ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare, John Bolton, i shkarkuar nga presidenti Donald Trump.

Pompeo thekson mosmarrëveshjet e shumta me Bolton

“Ka pasur shumë raste kur Bolton dhe unë nuk kemi qenë dakord, asnjë dyshim mbi këtë”, deklaroi Pompeo gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“Ne punojmë shumë afër me presidentin e SHBA-së”, shtoi ai.

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin nga ana tjetër konfirmoi se Trump nuk synon të ndryshojë politikën e tij kundrejt Iranit dhe se është i vendosur të vazhdojë fushatën e tij të presionit maksimal kundër Teheranit.