Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 95:74 (27:20, 19:22, 21:12, 28:20), në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, njofton" />

Ponte Prizreni mposht Trepçën

Ponte Prizreni mposht Trepçën

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 95:74 (27:20, 19:22, 21:12, 28:20), në kuadër të javës së 14-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.
Ponte Prizreni e nisi ndeshjen më mirë, duke kontrolluar lojën në fillim dhe e fiton çerekun e parë 27:20. Mitrovicasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku me kalimin e minutave arrijnë të barazojnë shifrat dhe të kalojnë në epërsi 38:42, por një seri e vendasve prej 8:0, u mundëson që të shkojnë në pushim me shifrat 46:42.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për prizrenasit, që fitojnë periodën e tretë, 21:12 dhe atë të fundit 28:20, duke triumfuar bindshëm në fund 95:74.
Te Ponte Prizreni u dalluan Xavier Cannefax me 22 pikë e 10 asistime, Jeremiah Paige me 27 pikë, Arti Hajdari me 16 pikë dhe Joshua Martin me pesë pikë e 22 kërcime, kurse te Trepça më të mirët ishin Erving walker me 26 pikë dhe Besnik Azemi e Dillon Smith me nga 13 pikë e tetë kërcime. /Insajderi.com