Pornografi me fëmijë – 40 vite burg për 28-vjeçaren

Pornografi me fëmijë – 40 vite burg për 28-vjeçaren

Christine Alyce Slayman, 28 vjeçare në Virginia është dënuar me 40 vite në burg për pornografi me fëmijë.

Për disa muaj në vitin 2015, ajo kishte abuzuar me një fëmijë 6-vjeçar dhe e kishte filmuar atë akt.

Policia bastisi shtëpinë e saj dhe gjeti 18 video të saj duke abuzuar me djalin apo duke e shfrytëzuar atë për qëllime seksuale, shkruan Insajderi

Ajo tha se ishte i dashuri i saj që i tha asaj të abuzonte me fëmijën dhe të filmonte.

I dashuri i saj nuk është akuzuar edhe pse ishte ai i cili e kishte udhëzuar Christine, ku qëllimi i tij ishte të kishte ato video për  të shfryer dëshirat e tij seksuale.

James Spero, një agjent që hulumtoi rastin shtoi se, “ Gjersa gjykimi i saj vjen drejt fundit, është e rëndësishme të kujtojmë që këta fëmijë do të bartin shenjat e këtij krimi për tërë jetën.”

Gruaja do të vuaj 40 vite burg, dhe do të jetë nën përcjellje të vazhdueshme gjatë tërë jetës së saj./Insajderi.com