Porosenko e realizon kërcënimin: U shfuqizua marrëveshja e miqësisë me Rusinë

Njeriu i parë i Ukrainës e nënshkroi urdhrin me të cilin e shfuqizon marrëveshjen e cila është nënshkruar në vitin 1997.

Porosenko e realizon kërcënimin: U shfuqizua marrëveshja e miqësisë me Rusinë

Presidenti i Ukrainës Petro Porosenko e ka nënshkruar urdhëresën për shfuqizim të marrëveshjes mbi miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin me Rusinë të arritur në vitin 1997.

Marrëveshja paraqiste dokumentin themelor të marrëdhënieve ruse-ukrainase e cila nënkupton partneritet strategjik të dy vendeve “në bazë të parimeve të respektit të ndërsjellët, barazisë sovrane, integritetit territorial, mos rrezikim të kufijve, zgjidhjes paqësore të kontesteve, mospërdorimit të dhunës apo kërcënimit të dhunës, duke përfshirë presionet ekonomike dhe mënyrat tjera të presionit.

Njeriu i parë i Ukrainës e ka urdhëruar ministrinë e jashtëm që mos ta përgatisë dokumentin për zgjatjen e kësaj kontrate./Insajderi.com.