Porosia e Trump-t për Putinin: Nëse dëshiron garë në armatim, pajtohem

Porosia e Trump-t për Putinin: Nëse dëshiron garë në armatim, pajtohem

Këshilltarët për siguri kombëtare e presidentit amerikan Donald Trump kanë shpenzuar disa muaj për ta bindin ta nënshkruaj planin për furnizimin e Ukrainës me armatim modern amerikan për luftë kundër separatistëve të cilët i përkrahë Rusia.

Kur në fund arritën ta bindin, ai iu kishte thënë se mos të publikohet kjo për të mos zemëruar kryetarin rus Vladimir Putin, lajmëron NBC News.

Zyrtarët e administratës amerikane kanë vërejtur ndasinë gjithnjë e më të çuditshme të vendimeve politike të Trump-it dhe qëndrimin publik ndaj Rusisë. Kritikët konsiderojnë se qasja e butë e Trump-it ndaj Putin-it ka lidhje me përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikanë të vitit 2016.

Kur Putin-i këtë muaj tha se Rusia ka armë bërthamore me të cilën mund t’i gjuaj SHBA, Trump, sipas pretendimeve të dy zyrtarëve anonim amerikan, i ka thënë Putin-it në bisedë telefonike “Nëse do garë në armatim, bën, por unë do të fitoj!”, transmeton Insajderi.com.

Por, vetëm disa ditë gjërat u komplikuan edhe më tepër. Shtëpia e Bardhë publikoi se SHBA do t’i dëbojë 60 diplomatë rus (më së shumti prej Luftës së Ftohtë). Tump nuk deshi të komentojë.

Kur Rusia të enjten publikoi se si reciprocitet do t’i dëbojë diplomatët amerikan dhe do ta mbyll konsullatën amerikane në Sankt Peterburg, Trump-i përsëri heshtë.

Këshilltarët e Trump-it kanë filluar “t’i zgjedhin betejat”, sidomos pasi javën e kaluar në bisedën telefonike ai e uroi Putin-in për fitore në zgjedhje, edhe pse në materiale për bisedë të përgatitur për këtë bisedë ka shkruar me germa të mëdha të shtypit “Jo të urohet”.

“Ai ashtu ashtu do të thotë atë çfarë dëshiron”, ka thënë një zyrtar anonim për NBC News.

Sa i përket sulmit me gaz nervor në Britani të Madhe, Trump ka thënë se nuk do të ndërmerr hapa dramatike kundër Rusisë, përveç nëse përgjigje të ngjashme vjen edhe nga aleatët amerikan në Evropë. Ky qëndrim “dua – nuk dua”, në fund, shkaktoi dëbim të më shumë se njëqind diplomatëve rus nga rreth njëzet vende./Insajderi.com.