Portesta masive kundër grusht-shtetit në qytetin më të madh të Mianmarit

Portesta masive kundër grusht-shtetit në qytetin më të madh të Mianmarit

Mijëra njerëz janë mbledhur në rrugët e Yangon, për të kundërshtuar grusht-shtetin e bërë gjatë kësaj jave nga forcat ushtarake të vendit, transmeton Insajderi.

Diktaturë ushtarake, dështo,dështo; Demokraci, fito, fito”, brohorisnin protestuesit, duke bërë thirrje që ushtria të lirojë laureaten e paqes, Suu Kyu dhe drejtuesit e tjerë të Lidhjes së saj Kombëtare për Demokraci, të cilët janë arrestuar të hënën.

Kjo po cilësohet si protesta më e madhe kohëve të fundit, shkruan BBC.

Forcat ushtarake të vendit kanë bllokuar qasjen në rrjetet sociale.

Një nga mediumet vendore ka njoftuar se ushtria kishte dhënë urdhër që të bllokohet Twitteri, Instagrami dhe Facebooku./Insajderi.com