Kjo ka qenë njëra nga javët më të këqija të portierit të kategorive të ulëta të futbollit gjerman, Marco Kwiotek. Portieri i SV Vondervort II pësoi 43 gola në një ndeshje dhe më pas u arrestua nga policia, nën dyshimin se kurdisi ndeshjen.
Skuadra e portieri Kwiotek pësoi 43 gola dhe nuk shënoi asnjë, në ndeshjen e zhvilluar këtë fundjavë ndaj skuadrën Sports Club Oberhausen, raporton Insajderi.
Arsyeja për disfatën, sipas medieve gjermane kanë qenë mungesat e 8 futbollistëve të SV Vondervort II, e cila i zëvendësoi ata edhe me lojtar që kishin moshë rreth të 50-ave.
Ndërsa presidenti i klubit thotë se nuk është në dijeni për këto dyshime, derisa shpreson që Marco Kwiotek të kthehet për ndeshjen e radhës në kampionat. /Insajderi.com