
Portieri i kombëtares së hendbollit të Maqedonisë së Veriut, Nikola Danilovski, u gjetë i vdekur në liqenin e Ohrit, transmeton Insajderi.
Danilovski ishte 24 vjeçar dhe ishte antarë i klubit të hendbollit të Ohrit, ku edhe u mbyt në liqenin e po të njejtin qytet.
Ai u zhduk natën e së premtes menjëherë pas stërvitjes, dhe mëngjesin e së premtes u gjetë trupi i tij i pajetë.
Sipas policisë së Ohrit, Danilovski nuk kishte shenja dhune.
Portiere maqedonas, para se të transferohej te skuadra e Ohrit, më parë kishte luajtur edhe për Metalurgun e Shkupit dhe Pelisterin. /Insajderi.com