Portieri në ligën e dytë portugeze shënon gol nga porta në portë

Portieri në ligën e dytë portugeze shënon gol nga porta në portë

Ditën e djeshme u luajt ndeshja Varzim-Mafra, e vlefshme për ligën e dytë portugeze e cila përfundoi më fitoren 2-0 të vendasve, njofton Insajderi.

Në minutën e 53-të portieri vendas, Rikardo, nisi një top drejt sulmit, por topi mori një rrjedh krejt tjetër, duke e kapur portierin mik të papërgatitur duke shënuar kështu një super gol nga porta e tij.
Skuadra vendase arriti të fitonte ndeshjen ndërsa goli i portierit po bën xhiron e rrjetit. /Insajderi.com