Portieri i Sevillës, Bono, ishte protagonist në sfidën e kampionatit ndaj Valladolidit, duke shënuar një gol special në sekondat e fundit, njofton Insajderi.
Skuadra e tij po humbiste, në transfertë me rezultatin 1-0, teksa 29 vjeçari nga Maroku, evitoi disfatën, duke tundur rrjetën, pas një harkimi nga këndi.
Bono goditi saktë me të majtën në afërsi të pikës së penalltisë, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. /Insjaderi.com
Sevilla’s goalkeeper Bono has just scored a 94th minute equaliser 😳 pic.twitter.com/p9KbV2MkEI
— Fludey (@FludeyCFC) March 20, 2021