Portierit suedez i futen hajdutët në shtëpi, kërkon rikthimin te Roma

Portierit suedez i futen hajdutët në shtëpi, kërkon rikthimin te Roma

Portieri suedez, Robin Olsen ka parë tmerrin me sy, teksa gjatë kohës kur po qëndronte në shtëpi me familjen e tij, disa persona të maskuar janë futur në shtëpinë e tij për ta grabitur, njofton Insajderi.

Suedezi, që u bashkua në huazim me Evertonin nga Roma, është tmerruar, teksa kishte edhe dy fëmijët e tij, 2 dhe 5 vjeç aty. Nga situata e krijuar, 31 vjeçari tashmë ka kërkuar largimin nga Anglia dhe dëshiron të rikthehet te Roma, që zotëron kartonin e tij.

Megjithatë te klubi italian nuk kanë dëshirë të kthejnë në skuadër portierin dhe tashmë e ardhmja e lojtarit është në dilemë të madhe. /Insajderi.com