
Portierja e Kosovës në hendboll, Kristina Ukaj, ka fituar të dielën Superkupën e Zvicrës, me skuadrën e saj, Spono Eagles që në ndeshjen për Superkupë e mposhti Bruehlin me rezultat 28:27.
Ndeshja u luajt në Winterthur, para 998 shikuesve, por me masa të rrepta në luftë ndaj përhapjes së COVID-19, transmeton Insajderi.
Edicioni në Zvicër ishte ndërprerë dhe për këtë arsye për Superkupë luajtën skuadrat që fituan trofetë e edicionit 2018/19, kampioni Bruehli dhe fituesja e Kupës, Spono Eagles.
Ukaj, që është në pritje të debutimit te Kosova, ndali gjuajtjen vendimtare të Bruehlit, në sekondat e fundit të ndeshjes. Ajo kishte katër pritje, por në momente kyçe. Dy portieret tjera të Spono Eagles nuk kishin asnjë pritje./Insajderi.com.