Minutat e para të çdo pjese, ishin katastrofale për Juventusin, në përballjen e sotme ndaj Portos në Portugali, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve, në Ligën e Kampionëve, njofton Insajderi.
Portugezët kanë triumfuar me rezultatin 2-1 në një ndeshje të luftuar nga të dyja skuadrat. Për Porton vendosi goli në minutën e parë të ndeshjes nga Taremi, i cili përfitoi nga një gabim i pafalshëm në mbrojtjen e ‘bardhezinjve’, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, më saktë në minutën e 46-të shënoi edhe Marega.
Për skuadrën e Pirlos shënoi anësori italian Federico Chiesa, duke mbajtur kështu gjallë shpresat e italianëve, për të përmbysur rezultatin në Torino, në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet më 3 mars. /Insajderi.com