Ndeshja në mes Portugalisë dhe Suedisë në kuadër të Ligës së Kombeve ka përfunduar me rezultar 3-0 në favor të portugezëve.
Golin e parë të ndeshjes e shënoi Bernardo Silva në minutën e 21-të pas një asistimi të bukur nga Jota. Suedezët kishin posedimin dhe po provonin të barazonin rezultatin, mirëpo punët për ta u keqësuan kur Jota shënoi golin e dytë për Portugalinë në minutën e 44-të pas një pasimi maestral nga Cancelo. Goditjen përfundimtare e dha përsëri Jota, i cili me një solo aksion arriti të shënoj golin e tretë dhe të fundit në minutën e 72-të.
Portugalia gjendet në pozitën e parë të grupit 3 së ligës A, me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Suedia gjendet në pozitën e fundit të tabelës me 0 pikë të grumbulluara./Insajderi.com