Portugalia ka arritur të fitoj me rezultat të thellë në përballjen kundër Hungarisë, shkruan Insajderi.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të portugezëve, të cilët sulmonin vazhdimisht, ndërsa hungarezët mundoheshin të përfitojnë përball kundërsulmeve.
Pjesa e dytë ishte thuajse e njëjtë me të parën, pasi portugezët nuk e ndalën dominim, ndërsa lojtarët hungarez u treguan më të mirë në pjesën e parë.
Hungaria arriti të shënoj gol në minutën e 79-të, por u anulua pasi Szabolcs Schon ishte në pozitë jashtë loje.
Pas këtij goli, portugezët u treguan shumë herë më të fuqishëm ku edhe arritën të shënojnë dy gola të shpejt.
Golin e parë e shënoi, Raphaël Guerreiro në minutën e 84-të të ndeshjes, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, Cristiano Ronaldo, shënoi nga pika e bardhë për të dyfishuar rezultatin.
Krejt në fund, Ronaldo arriti të shënoi edhe një gol për t’i vulosur fitoren ekipit të tij./insajderi.com
Fillon pjesa e dytë mes Portugalisë dhe Hungarisë
Përfundon pjesa e parë mes Hungarisë dhe Portugalisë
Ka përfunduar pjesa e parë pa gola në përballjen mes Hungarisë dhe Portugalisë.
Kjo pjesë u karakterizua me dominim të Portugezëve, të cilët kishin posedimin dhe raste të mira për gol, por pritjet e portierit hungarez, Peter Gulacsi, ishin vendimtare në mosndryshimin e rezultatit.
Nga ana tjetër, hungarezët mundoheshin të përfitojnë me anë të kundërsulmeve.
Rastet e shënimit nuk munguan as për ta, por fati nuk ishte në anën e tyre.
Fillon ndeshja mes Hungarisë dhe Portugalinë.