Portugalia ka marrë sot timonin në kryesimin e radhës së Këshillim të Bashkimit Evropian, njofton Insajderi.
Me moton “të sinqertë, të gjelbër dhe riparim digjital”, Portugalia nga 1 janari do të kryesojë Këshillin e BE-së, për gjashtë muaj.
Rimëkëmbja ekonomike, klima, tranzicioni digjital dhe forcimi i autonomisë strategjike të BE janë prioritetet e Lisbonës zyrtare gjatë gjashtëmujorit të radhës, me vërejtjen se duhet zbatuar të gjitha “vendimet revolucionare” të marra gjatë presidencës gjermane.
“Motoja e presidencës sonë është ‘Të sinqertë, të gjelbër dhe riparim digjital’ dhe unë mendoj se kjo përfshin gjithçka që na duhet në Evropë për momentin”, tha shefi i diplomacisë portugeze, Augusto Santos Silva, për sajtin e Presidencës gjermane.
Portugalia mori kryesimin nga Gjermania.
Ky shtet do të jetë në krye të BE për herë të katërt dhe për herë të dytë në të ashtuquajturën “treshe presidenciale”, e cila përbëhet nga Gjermania si paraardhëse dhe Sllovenia si pasardhëse. /Insajderi.com